Pas propozimit për martesë në urën e Bosforit, biznesmeni turk bën një tjetër gjest për Genta Ismajli

Pas propozimit për martesë në urën e Bosforit, biznesmeni turk bën një tjetër gjest për Genta Ismajli

Disa ditë më parë, këngëtarja Genta Ismajli mori një super propozim për martesë në urën e Bosforit, nga partneri i saj turk Hysen Usta.

Ata shijuan së bashku spektaklin e fishekzjarreve ndërsa pas super propozimit që bëri xhiron në rrjet, biznesmeni turk dhe Genta kanë ardhur në Prishtinë.

Sipas “Xing.al”, këngëtarja shqiptare e ka prezantuar partnerin me familjen e saj dhe me shoqërinë.

Gjithashtu, Genta ndau vetëm disa orë më parë në InstaStory surprizën romantike të Hysen-it, i cili i kishte dhuruar një buqetë me trëndafila të kuq.