Pas pushimeve në Maldive dhe Dubai, Ledri me të dashurën nisen për destinacionin e radhës

Pas pushimeve në Maldive dhe Dubai, Ledri me të dashurën nisen për destinacionin e radhës

Prej disa javësh, reperi Ledri  Vula dhe partnerja e tij, Sara, na kanë hequr trurin me postimet e tyre në rrjete sociale.

Ata kanë ndarë me ndjekësit poza nga pushimet e tyre fantastike duke na e bërë zili të gjithëve.

Destinacioni i tyre i parë ishin ishujt Maldive dhe pasi i shijuan mirë e mirë në shoqërinë e Ermal Fejzullahut dhe familjes së tij, zgjodhën të udhëtojnë drejt  Dubait.

Mirëpo, Ledri dhe partnerja e tij s’janë mjaftuar me kaq.

Pas Maldiveve dhe  Dubait, tani kanë zgjedhur Singaporin.

Vetëm disa minuta më parë, reperi ndau në InstaStory një foto në Changi, duke na treguar destinacionin e tyre të ri.