Pas refuzimit të Rinianit, Ana Kauri lë përfundimisht “Për’puthen”

Pas refuzimit të Rinianit, Ana Kauri lë përfundimisht “Për’puthen”

Mbrëmje e djeshme na serviri një nga puntatat më emocionuese të emisionit të dashurisë, “Për’puthen”, njofton Insajderi.

Çifti me i komentua së fundmi brenda formatit, Rinian Leka dhe Ana Kauri, patën një përballje me kërkesën e kësaj të fundit.

Kërkesa erdhi pas refuzimit që Ana i bëri Rinianit, dhe deshi të qartësojë edhe një herë deklaratën e saj, për faktin se ajo nuk ndjen emocione nga ai.

Ajo i thotë se ka filluar mos të njohë veten në këtë format, dhe nuk arrin të kuptojë çka në të vërtetë po ndjen, dhe e fton atë të vazhdojnë njohjen jashtë, pa kamera dhe pa publikun.

Mirëpo, ky propozim i Anës u refuzua nga Riniani, i cili deklaroi se nuk i beson fjalëve të Anës. Ai tregoi se kishte pasiguri për faktin që në një moment tjetër jashtë, Ana mund të bënte sërish të njëjtën gjë dhe të merrte një tjetër refuzim, ndaj nuk pranoi të dalë me Anën nga emisioni.

Por Ana kishte vendosur, me apo Rinianin ajo i dha fund rrugëtimit të saj në “Për’puthen”. /Insajderi.com