?

Pas rikthimit, kënga e re e Loredanës ngre edhe më shumë pyetje

Pas rikthimit, kënga e re e Loredanës ngre edhe më shumë pyetje

Kur Loredana u rikthye dje në llogarinë e saj në Instagram pas gati 2 javësh distancim, lajmëroi se ajo ka gati një album të ri dhe se ‘pasi të dëgjojmë muzikën, do të kuptojmë historinë e saj’, njofton Insajderi.

“Doja të thosha diçka, por nuk më lejohej. Kjo fjali nuk është vetëm një rresht, por përshkruan jetën timë këta 18 muajt e fundit. Dëgjoni muzikën dhe ju do të kuptoni historinë time”, shkroi ajo, në postimin e parë që nga rikthimi në Instagram.

Ashtu sic kishte premtuar, në mesnatë u lansua kënga e parë e albumit me titull “Intro” e në të njëjtën kohë shërben edhe si intro e albumit të ri të reperes.

Kënga paraqiste një botë më ndryshe emocionale të reperes – duke lënë të kuptohet që e gjithë zhurma mediatike ka pasur ndikim në të – por në të njëjtën kohë teksti ka ngritur edhe disa pyetje.

Ajo flet për Zvicrën që përpiqet të bëjë presion mbi të. Kështu që ajo repon linjat: “Por Zvicra i bën presion një nëne që është vetëm / Përsëri presion mbi presionin mbi presionin / ëndrrat e këqija më marrin frymën / Dhe përsëri po kërkojnë një arsye”.

A po i referohet reperja presionit mediatik mbi procesin ligjor të vazhdueshëm të ngritur kundër saj për mashtrim dhe zhvatje? Apo presionit që ajo është një nënë vet-ushqyese që po bën karrierë në industrinë e muzikës?

Por një rresht duket se ngatërron të gjithë skenën e repit. Në këngën e saj të re, Loredana këndon linjën “Unë isha gati të paguaja borxhet e tij” pa cekur se për kë po fliste.

A e ka fjalën për pandehësen Petra Z. apo ndoshta për periudhën sa ajo ishte në lidhje me reperin Mozzik me të cilin ka edhe një vajzë Hanën?

Gjithsesi, nëse albumi i ri është mënyra se si reperja ka vendosur më në fund t’i adresojë të gjitha, do na duhet të presim deri ne 11 dhjetor të këtij viti, e ndërkohë ajo mund të lansojë edhe ndonjë këngë të re që është pjesë e albumit të ri, “Medusa”. /Insajderi.com