
Përgjatë gjithë vitit 2020, Mc Kresha dhe Lyrical Son nuk patën prurje të shpeshta muzikore.
E fundit këngë që ata lansuan është ajo e para shtatë muajve, “Ajo po don” që u publikua në muajin korrik të vitit 2020.
Por dyshja u rikthyen me një këngë të re që mban titullin “Criminal Immigrant” dhe është realizuar me një videoklip të animuar.
Prodhimi dhe teksti i këngës së re u krye nga Lyrical dhe Mc Kresha. Në videon e mëposhtme mund të ndiqni të plotë këngën e re. /Insajderi.com