Pas vdekjes së nënës, Robert Berisha pauzon emisionin e tij

Pas vdekjes së nënës, Robert Berisha pauzon emisionin e tij
Burimi i fotografisë: Robert Berisha/Instagram

Para dy ditësh, Robert Berisha ndau një lajm të kobshëm. Nëna e tij, Teuta kishte ndërruar jetë pas një betejë të gjatë me sëmundjen e rëndë, njofton Insajderi.

Lajmin e dha nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram, duke ndarë edhe një fotografi me nënë e tij të ndjerë.

“Pusho e qetë mami jem. Per ty me shkru kom shum,po e la me kaq”, shkroi ai në postimin e tij.

Ndërkaq, sa i përket emisionit, moderatori njoftoi se “Robi plaket kur don vet”, do të shkojë në pauzë sezonale.

Ky vendim, duket se është marrë pa planifikim duke marrë parasysh se ai nuk kishte dhënë një njoftim paraprak, sic ndodhë rëndom nga moderatorët e emisionit.

Njoftimin e dha me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, duke zbuluar gjithashtu se emisioni rikthehet në transmetim më 21 shkurt. /Insajderi.com

LEXO EDHE: Nora Istrefi dhe Tuna shprehin ngushëllime për vdekjen e ish-vjehrrës së tyre