Pas vdekjes tragjike së modeles reagon edhe Afrona Dika: “Kam qenë viktimë e bullizmit”

Pas vdekjes tragjike së modeles reagon edhe Afrona Dika: “Kam qenë viktimë e bullizmit”

Vdekja e parakohshme dhe tragjike e modeles së njohur, Kasia Lenhardt ka tronditur opinionin e gjerë. I pari që reagoi për ngjarjen e rëndë ishte këngëtari Ardian Bujupi, i cili kishte një shoqëri të afërt me të, njofton Insajderi. Ai zbuloi se Kasia kishte qenë viktimë e bullizmit që e shtyu drejt një akti të tmerrshëm.

Në lidhje me vetëvrasjen e modeles ka reaguar edhe Afrona Dika e cila publikoi një shkrim në llogarinë e saj në Instagram.

Blogerja shkruan se edhe ajo vetë kishte qenë viktimë e bullizmit dhe bën thirrje që të gjithë të jemi më të mirë me njëri tjetrin.

“Ndaloni së bullizuari!!! Unë kam qenë vetë viktimë e bullizmit në fëmijëri dhe kam përjetuar shumë situata që më kanë bërë tani më të fortë. Unë jam kështu siç jam sot, bashkë me plagët e mia. Jeta nuk është gjithmonë e thjeshtë. Ka shumë momente të vështira që nuk janë gjithmonë të lehta për t’ja dalë mbanë. Jini të fortë dhe gjithmonë jini të vërtetë me veten tuaj në jetë dhe gjithmonë keni për ta dashur veten”, shkruan Afrona. /Insajderi.com