
Këngëtarja nga Ferizaj, Fifi ka ndarë më fansat e saj një momente që e ka frikësuar atë shumë.
Ajo përmes një postimi në Instagram tregoi se ishte duke bërë një video në makinë teksa priste në semafor dhe papritur dëgjoi zhurmën e një makine që frenon fort.
Fifi ka publikuar videon e këtij momenti dhe ajo shfaqet realisht e frikësuar dhe ka thënë se ka menduar që ka parë vdekjen më sy.
“Jam e shokuar. Po bëja një video, po prisja në semafor në makinë. Dhe e dini çfarë përjetova?! Pashë vdekjen me sy 100%. Videoja tjetër do ju tregoj, mund të dëgjoni zhurmat”, shpjegon Fifi.
Përndryshe, këngëtarja nga Ferizaj ka muaj që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor.
Kënga e saj e fundit është bashkëpunimi më Brunon të titulluar “ Fiksimi im”, projekt me të cilin kanë marrë pjesë në Këngën Magjike./Insajderi.com