Shfaqja duhet të vazhdojë

Pasi ceremonia e këtij viti u anulua, Eurovizioni konfirmon datat e reja

Pasi ceremonia e këtij viti u anulua, Eurovizioni konfirmon datat e reja

Janë konfirmuar datat për finalen e konkursit për këngët në Eurovizion të vitit 2021, pasi ceremonia e këtij viti u anulua për shkak të pandemisë koronavirus, shkruan Evening Standart, transmeton Insajderi.

Konkursi i vitit 2020 ishte planifikuar për në 14 maj, por u anulua në mars për shkak të shqetësimeve për përhapjen e Covid-19 në të gjithë botën.

Gjysmëfinalet e ngjarjes 2021 do të zhvillohen në Roterdam, ku konkursi i këtij viti ishte planifikuar të zhvillohej, më 18 dhe 20 maj 2021. Finalja e madhe do të pasojë më 22 maj.

Martin Österdahl, Mbikëqyrësi Ekzekutiv i Konkursit të Këngës në Eurovision, tha: “Është me rëndësi jetike që Eurovizioni të kthehet vitin e ardhshëm, dhe ne jemi të kënaqur që kemi angazhimin e duhur nga anëtarët tanë në Holandë për ta rikthyer këtë shfaqje shumë të dashur tek audienca në të gjithë botën “.

Producenti ekzekutiv i eventit Sietse Bakker tha se ekipi që qëndron pas shfaqjes në skenë “tani ka një vit për të eksploruar të gjitha skenarët në detaje me palët e përfshira dhe për t’i bërë shfaqjet të ndodhin pavarësisht nga rrethanat, me rregullime nëse është e nevojshme”.