Pasi doli nga spitali, Adriana Matoshi bën një koment në rrjetet sociale për Arjola Demirin

Pasi doli nga spitali, Adriana Matoshi bën një koment në rrjetet sociale për Arjola Demirin

Aktorja dhe deputetja e VV-së, Adriana Matoshi është liruar të martën nga spitali pas një operacioni që kishte në kokë.

Ajo ka larguar tumorin, i cili i është rishfaqur pas nëntë vitesh.

Adriana Matoshi duket se e ka marrë vetën pas largimit nga spitali dhe tashmë ka filluar që prapë të jetë aktive në rrjetet social

Aktorja tashmë është më mirë dhe sot duket se është aktivizuar pak në rrjetet sociale.

Ajo ka komentuar në një fotografi të aktores, Arjola Demiri, e cila konsiderohet mikesha e saj e ngushtë, duke i dhënë përkrahje gjatë qëndrimit të saj në BIG Brother VIP.

“Drita jem dashuria jem e pakufi! Të dua me shpirt ylli më i bukur”, ka shkruar ajo poshtë Arjolës.

Ndryshe, Adriana javë më parë ka qenë në BBV për të takuar aktoren nga Tropja duke i dhënë edhe kurajo dhe këshilla për qëndrimin brenda./Insajderi.com