Pasi e grabitën në “Sunny Hill”, Gashi befason me deklaratën

Pasi e grabitën në “Sunny Hill”, Gashi befason me deklaratën

Dy javë më parë, në Kosovë u mbajt koncerti i njohur “Sunny Hill”, në të cilin performuan artistë të njohur nga Shqipëria, por edhe ndërkombëtarë, si Miley Cyrus, Calvin Harris, etj. Në natën e dytë të këtij festivali performoi artisti i njohur shqiptar, Gashi, i cili u përfshi në një skandal pasi dikush nga fansat i vodhi varësen dhe ai u ngjit në skenë dhe filloi t’i ofendonte.

Mirëpo, pavarësisht këtij incidenti të pakëndshëm, Gashi është shfaqur i kënaqur nga ky koncert.

Pak më parë, ai ka ndarë një video nga performanca e tij dhe ka falenderuar Kosovën dhe Dua Lipën.

“Fjalët nuk mund ta shprehin sa iu dua të gjithëve. Dua të falenderoj festivalin Sunny Hill, dua të falenderoj Dukagjin dhe Dua lipën që më ftuan. Dua të falenderoj Kosovën që më priti aq mirë. Vera 2019-të ishte diçka që do e mbaj mend për gjithë pjesën tjetër të jetës”, ka shkruar Gashi, ndërsa vijon: “Kjo është ajo çfarë më bën të lumtur.”