
Më 4 qershor në Tiranë kishte protesta të iniciuara nga rastet e abuzimit seksual të bëra publike së fundmi në Shqipëri. Po këtë ditë moderatorja e Top Chanel, ekspozoi një ngacmues seksual të kishte gjetur rrugën në rrjetet e saj sociale.
Mesazhin që ajo kishte marrë e kishte postuar në llogarinë e saj në Instagram, duke i ekspozuar edhe emrin që mbante llogaria nga pranoi mesazhin, shkruan Insajderi.
Dërguesi kishte përdorur gjuhë vulgare që i drejtoheshin moderatores dhe ky ekspozim që i bëri Ponari, ishte një përpjekje saj të dëshmonte që ngacmimet seksuale i ndodhin kujtdo, qoftë fizikisht qoftë edhe në rrjete sociale.
Pak ditë pas postimit të saj, e ftuar në Wake Up, moderatorja vendosi të rrëfente edhe një tjetër ngjarje të tmerrshme të jetës së saj.
Teksa i futet rrëfimit më thellë ajo shpërthen edhe në lot duke thënë, “Kam qenë në vit të parë të shkollës së lartë kur jam sulmuar fizikisht. Kam qenë nën kërcënimin e një thike… Agresori im ishte në gjendje të dehur dhe në ato kushte nuk e di sesi mund të kishte përfunduar. Fatmirësisht aty u ndodhën dy zotërinj që më ndihmuan. Agresori im ishte me kapele dhe nuk e denoncoja dot, pasi zëre se po denoncoja një fantazmë. Në atë kohë kam kaluar ankthe shumë të mëdha.“ / Insajderi.com