Pasi ia morën Instagramin e Oriolës, reagon nëna e saj: “Ti ke një familje që jep jetën për një fije të flokut tënd!”

Pasi ia morën Instagramin e Oriolës, reagon nëna e saj: “Ti ke një familje që jep jetën për një fije të flokut tënd!”

Modeles së njohur Oriola Marashit i kanë hack-uar Instagramin dhe kanë bërë disa postime të pahijshme. Madje në to shkruhej se ajo pranonte oferta serioze. Pasi Oriola e ka kthyer sërish Instagramin ka bërë një postim duke u lutur në kishë, ku tregonte se asnjë gjë nga ato të publikuarat më parë nuk ishte e vërtetë.

Por veç saj nëpërmjet një komenti në këtë foto ka reaguar dhe mamaja e sai Xhoi Jakaj, ku i kërkon të bijës mos ti jap shpjegime askujt, veç zotit.

“Bekimi im. Fëmija me shpirt e pamje engjëlli që të njohin të gjithë e të duan për atë që je. Mos sqaro askënd përveç vetes, zotit e familjes tënde. Ec përpara, fama ka edhe kosto. Portalet atë punë kanë, në tërë botën nuk shkruhen gjërat me vlerë për personazhet publike por budallallëqe që ndodhin rastësisht në jetët e tyre. Ti ke një familje që të do shumë, që të mbron dhe jep jetën për një fije të flokut tënd. Mbretëresha ime, të dua”- ka shkruajtur Xhoi.