publikimit të disa fotove të saj nudo, si dhe sulmeve në rrjet. 28-vje�" />

Pasi ia publikuan fotot nudo, reagon reperja e njohur

Pasi ia publikuan fotot nudo, reagon reperja e njohur

Reperja Iggy Azalea ka reaguar pas publikimit të disa fotove të saj nudo, si dhe sulmeve në rrjet. 28-vjeçarja ka shpjeguar se fotografitë janë realizuar për një kopertinë të GQ-së në Australi (2016) dhe se nuk ishte pajtuar kurrsesi që ato të publikoheshin. Më tej, Iggy ka bërë me dije se ka ndërmend që të ngrejë padi ndaj personit/personave që publikuan fotografitë, të cilat nuk ishin të realizuara për konsum publik.

“Shumë gra të famshme kanë realizuar fotografi të zhveshura për revistën australiane GQ dhe në mënyrë strategjike kanë vendosur duart në vendet më intime. Gjithmonë më janë dukur fotografi të bukura, kështu që e shfrytëzova mundësinë. Nuk kam parë fotografi të grave të tjera që janë zbuluar si këto të miat, prandaj u ndjeva komode që t’i realizoja. Mirëpo nuk e dija që do i publikonin edhe pikë”-është shprehur fillimisht Iggy.

“Ndjehem e mashtruar, e turpëruar, e dhunuar, e zemëruar dhe e mërzitur e një milion gjëra të tjera. Jo vetëm për shkak se nuk jam pajtuar që ato të publikohen,por edhe për mënyrën se si kanë reaguar njerëzit”– ka vazhduar ajo.

“Kam për qëllim të zbuloj se nga e ka origjinën ky sulm dhe jam e gatshme të ndërmarr rrugëtim ligjor për këtë çështje. Për mua është shumë e rëndësishme që dikush të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij dhe mënyrën se si po ndikon në jetën time“- ka përfunduar Iggy.