Marina Vjollca dhe Getuar Selimi të mërkurën janë bërë prindër për herë të parë.
Dyshja kanë mirëpritur në jetë një vajzë, emri i të cilës thuhet se është Marget -kombinim në mes emrave të Marinës dhe Getit.
Në lidhje më këtë nuk ka ndonjë reagim zyrtarë, por që tashmë siç duket një gjë e tillë është konfirmuar nga motra e Marinës, moderatorja, Luana Vjollca.
“Ndjenja më e mirë në botë, ka shkruar Luana në mbishkrimin e fotografisë në Instagram.
Motrat ndërkaq vetëm pak ditë më parë realizuan një fotosesion bashkë, teksa në shkrim thuhej: “Tezja me mbesën”.
Ndryshe, Marina dhe Getoar Selimi kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë më 10 shtator të vitit 2017 në Durrës në një ceremoni me rreth 400 të ftuar, në mesin e të cilëve kishte edhe shumë fytyra publike.
Ceremonia ishte mbajtur nën udhëheqjen e kryetarit të Tiranës, Erion Veliaj. /Insajderi.com