Pasi mundi virusin COVID-19, artisti organizon një koncert me 500 persona

Pasi mundi virusin COVID-19, artisti organizon një koncert me 500 persona

Emri i artistit, Trey Songz ka përfunduar në kryetitujt e tabloideve të shumta për faktin se ai organizoi një mrëmbje masive në një klub natë, ani pse bota po përballet me një pandemi vdekjeprurëse.

Sipas ET Online, këngëtari i cili testoi pozitiv për Coronvirus në tetor, performoi në një klub gjatë fundjavës që lamë pas me gati 500 njerëz prezentë. Eventi ra në kundershitm me të gjitha udhëzimet e sigurisë, e tani arena është mbyllur përkohësisht, njofton Insajderi.

Togeri i stafit Craig S. Cvetan tha për ET se qyteti i Columbus shpejt ndërmori veprime për të mbyllur institucionin.

Për më tepër, një njoftim për shtyp thotë se kur agjentët e njësisë hetuese të Ohio-s mbërritën rreth orës 21:30, ata vunë re shkelje të jashtëzakonshme të urdhrave shëndetësorë. /Insajderi.com