Pasi u bë i famshëm, aktori nuk i foli nënës për tetë vjet

Pasi u bë i famshëm, aktori nuk i foli nënës për tetë vjet

Matthew McConaughey foli hapur për disa kujtime të dhimbshme nga e kaluara, në librin e tij të ri, “Greenlights”, njofton Insajderi.

Aktori fitues i një çmimi “Oscar”, shkëputi raportet me nënë e tij për gati një dekadë, kur ajo filloi të zbulonte detaje personale të aktorit, në media të ndryshme, që i ndante me të në biseda personale.

“E thirrja nënën atë kohë, pasi u bëra i famshëm, sepse kisha nevojë të flisja me të”, tha ai për “The Howard Stern Show”.

“Flisja me të dhe ashtu krejt papritur, të gjitha gjërat që kishim biseduar, përfundonin në gazeta tri ditë më vonë. Dhe unë i thosha, “Mami, ajo ishte diçka mes nesh’”.

Ai tha se do t’i duhej t’i thoshte nënës së tij që të mos ndante gjëra, por ajo nuk e dëgjoi. Kulmi ishte kur një intervistë televizive që ajo dha nga shtëpia e tij e fëmijërisë në të cilën ajo tregoi shtratin ku ai humbi virgjërinë e tij dhe zbuloi detaje të tjera jashtëzakonisht personale.

“Ishte një marrëdhënie e tendosur për tetë vjet. Ne jemi kthyer plotësisht tani”, shtoi aktori, duke thënë se ai që prej asaj kohe ‘e ka falur’ po që ‘ka vendosur disa kufij’. /Insajderi.com

Camila Alves, McConaughey and his mom, Kay, attend the 28th American Cinematheque Award presentation for the actor on Oct. 21

Burimi: Fox Life