
Tom Hanks dhe Rita Wilson kanë mbërritur në ishullin Antiparos të shtunën, ku çifti kanë një vilë, shkruan Greek Reporter, transmeton Insajderi.
Aktori fitues i çmimit Oskar dhe aktorja/këngëtarja 63-vjeçare u panë me maska kur arritën në ishullin e tyre të dashur në Ciklada.
Është vizita e parë në Greqi për Tom Hanks që dhjetorin e kaluar u bë një qytetar nderi Grek.
Hanks dhe gruaja e tij zotërojnë një vilë prej guri me sipërfaqe 450 metra katrorë, e vendosur në një pronë prej gjashtë hektarësh midis fshatrave Glypha dhe Chora.
Sipas vendasve, ky është i vetmi vend ku Hanks dhe Ëilson janë “janë vetëm për t’u çlodhur, të rrijnë me miqtë, të shtrojnë darka dhe të relaksohen, larg kërkesave të Hollyëood-it dhe kamerave.” /Insajderi.com