"I kam punët në dyzen"

Paska bërë mjaft para – Gjiko nuk do të jetë më komercial

Paska bërë mjaft para – Gjiko nuk do të jetë më komercial

Gjiko po i rikthehet hip-hopit.

Ai paska bërë aq para, sa ka vendosur të mos jetë më komercial.

Në një intervistë të dhënë për emisionin Prive në Klan Kosova të shtunën, reperi Asdren Gjikolli – Gjiko ka deklaruar se po e rikthen vetveten, artistin që nisi me hip-hop muzikë.

“Unë mendoj që jam në një fazë të karrierës time që duhet të bëj muzika m’a për qejf temin, dhe me e pa si si po reagon publiku. Du me b’o muzikë m’a hip-hop sepse besoj që ua kam me borxh fansave të mi”.

Dhe ka një arsye të qartë (dhe valide) pse ai deri më tani ka bërë muzikë komerciale, për t’iu përputhur nevojave të tregut.

“Nuk dua të garoj më me këngë komerciale. Nuk e kam shprehur shumë atë anën time si hip-hop artist. Mendoj që rrethanat ekonomike më kanë shtyer të bëj muzikë më komerciale. Tash janë punët m’a në dyzen, kështuqë mundem me b’o muzikë m’a për qef”.

Ai ka deklaruar se muzika e tij do të jetë “më hip-hop” se sa që njerëzit janë mësuar të dëgjojnë”.

Përfundimisht, ai mendon se po sjellë “standard të ri në muzikën shqiptare”.

Gjiko, pa na e thuaj “si të bëhemi milionerë”?

/Insajderi.com