
Ajri i ndotur nëpër shumë vende të botës si dhe pirja e duhanit bënë që miliona njerëz në botë të kenë probleme me mushkëritë e tyre.
Por, para se të përkeqësohet gjendja dhe të fillojmë me tretmane mjekësorë, ja disa këshilla që ndihmojnë në pastrimin e këtyre organeve.
Gjëja e parë që duhet të bëni është që të largoni të gjitha produktet e qumështit nga dieta juaj, në mënyrë që të hiqni qafe toksinat e produkteve bulmetore.
Në ditën e parë të pastrimit, duhet të pini një filxhan çaj bimor para gjumit. Kjo do të nxjerrë të gjitha toksinat që shkaktojnë kapsllëk në zorrë. Gjatë pastrimit, nuk duhet të mbingarkoni mushkëritë apo ndonjë pjesë tjetër të trupit me punë të vështira pra është mirë të kaloni një kohë ulur.
Në mëngjes shtrydhni dy limona në 300 ml ujë. Konsumoni 300 ml lëng grejpfrut. Nëse nuk ju pëlqen shija, zëvendësojeni me lëng ananasi.
Të dyja këto lëngje përmbajnë antioksidantë natyrore që përmirësojnë sistemin e frymëmarrjes.
Midis mëngjesit dhe drekës, duhet të pini 300 ml lëng karote. Ky lëng do t’ju ndihmojë të alkalinizoni gjakun gjatë pastrimit 72 orësh.
Gjatë kohës së drekës pini 400 ml lëng të pasur me kalium. Kaliumi vepron si një tonik pastrues. Bëni 400 ml lëng boronicë para se të shkoni në shtrat, i cili do t’ju ndihmojë në luftën kundër baktereve që mund të shkaktojnë infeksione në mushkëri.