
Kim Kardashiani nuk e ka ndërmend të largojë mbiemrin e ish-bashkëshortit të saj, Kanye West pavarësisht divorcit nga ai.
Nëna 40-vjeçare e katër fëmijëve, thuhet se do të vazhdojë ta mbajë mbiemrin e Kanye Ëestit, për hir të fëmijëve, pasi konsideron se është e rëndësishme të mbajë mbiemrin e njëjtë me fëmijët dhe ta mbajë familjën më të bashkuar dhe të fortë.
Siç raporton TMZ, Kimi do ta mbajë edhe më tutje mbiemrin West ndonëse ajo mbështetë edhe vendimin e ish-bashkëshortit për të ndërruar emrin në mënyrë ligjore në Ye.

Ish-çifti Kim dhe Kanye, janë prindër të katër fëmijëve: North, Chicago, Saint dhe Psalm. Të katër fëmijët kanë mbiemrin West.
Ndërkohë, reperi amerikan ka bërë kërkesë ligjore që të ndërrojë emrin e tij nga Kanye, në vetëm Ye.
Ai kishte thënë se formalisht njihet si Kanye West “Unë jam Ye”.

“Unë besoj që ‘ye’ është fjala më e përmendur në Bibël, dhe atje do të thotë ‘ti’”, kishte thënë West në vitin 2018 derisa ishte duke diskutuar për albumin e tij.
Martesa mes Kim dhe Kanye ka përfunduar në pranverë të këtij viti ndërkohë që ata vazhdojnë të kenë raporte të mira me njëri-tjetrin. /Insajderi.com