PDK përkujton dy dëshmorët në 38-vjetorin e vdekjes së tyre

PDK përkujton dy dëshmorët në 38-vjetorin e vdekjes së tyre

Partia Demokratike e Kosovës ka përkujtuar dy dëshmorët, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, në 38-vjetorin e vdekjes së tyre, përcjell Shqip.com.

Përmes një postimi në Facebook, PDK i cilësoi si ndër trimat patriot që nëpër dekadat e përpjekjeve të popullit të Kosovës për çlirim, “zemra u rrahte vetëm për atdhe”.

“Si intelektualë, veprimtarë e organizatorë të aktiviteteve kundër pushtuesit, Rexhep Mala e Nuhi Berisha frymëzuan breza të tërë të të rinjve e të rejave në luftën për liri.

Në këtë ideal, në luftë frontale me policinë serbe, të dy ranë dëshmorë në mesnatën e 11 janarit të vitit 1984, për t’u shndërruar në flakën e pashuar të janarit, e cila ndriçoi rrugën e secilit atdhetar deri në ditën e çlirimit”, thuhet ndër tjerash në postim./Insajderi.com