Pendohen Nora dhe Era Istrefi, shkëputin pjesë nga videoklipi

Pendohen Nora dhe Era Istrefi, shkëputin pjesë nga videoklipi

Pak ditë me parë motrat Istrefi kanë publikuar këngën e tyre të shumë pritur ‘Nuk e di’ e cila po numëron miliona klikime.

‘Prive’ ka bërë të ditur se dyshja kanë hequr disa pjesë të videoklipit.

Në njërën skenë Nora do të shfaqej si Rozafati e rrethuar me valltarë ndërsa Era ishte parashikuar të paraqitej në lloj busti të ngrirë.

Këto kushte nuk ishin realizuar për shkaqe teknike, nga ana e Norës skena e saj ishte e papërshtatshme ndërsa skena e Erës nuk u realizua pasi ishte e stërlodhur.