Një nga këngët më të suksesshme të këngëtarit, Genc Prelvukaj është “Eskorta”, e cila u lansua në shkurt të këtij viti, dhe numëron mbi 6 milionë klikime në Youtube, njofton Insajderi.
Nisur nga emri, reperi thumbon dhimbshëm gratë që kanë zgjedhur profesionin e eskortës si karrierë.
Po që gjithsesi për hir të korrektësisë, këngëtari po sjell një tjetër këngë ekuivalente të “Eskortës”, që i dedikohet burrave.
Në llogarinë e tij në Instagram paralajmëroi këngën “Lek i madh” në bashkëpunim me këngëtarin Granit Ismajli.
“Kanga godet mashkujt e paedukate e te pakulture, femije apo te aferm te zyrtareve shteterore, biznesmeneve, trafikanteve dhe secilit te pasuruar paligjshem, qe na irritojne me idiotesine e tyre cdo dite”, shkruan ai në postimin e tij të sotëm.
Këngëtari nuk ndau një datë të publikimit, por që kënga vjen shpejt. /Insajderi.com