Modetarja në TV Klan në Shqipëri, Alba Çobaj ka qenë shume publike me procesin e saj të shtatzënisë.
Ajo po rrëfen për çdo ndryshim trupor në këtë periudhë të pritjes së ëmbël – dhe ndonëse frika është normale, ajo ka gjetur mënyra brenda vetes që ta përballojë, e për më tepër edhe një teknikë.
Me informacionin që gjendet kudo në libra dhe internet, ajo ka zbuluar “Hypnobirthing” – një lloj teknike që lehtëson dhimbjet e lindjes dhe ankthin e orëve të fundit të pritjes së ëmbël.
Alba e ka postuar videon në kanalin e saj në YouTube dhe jep më shumë detaje të kësaj teknike për të gjitha ato vajza që po bëhen apo do bëhen nëna.
“Më pyesni shpesh nëse kam frikë nga lindja natyrale dhe çfarë bëj për stresin dhe ankthin para lindjes. A mund të kemi një lindje me sa më pak dhimbje? Unë mendoj që po, prandaj ju ftoj të ndiqni videon e përgatitur dhe ta ndani me mikeshat tuaja që janë në pritje të ëmbël”, – thotë Alba në videon e saj prezantuese.
Ushtrimet e frymëmarrjes kanë qenë prej kohësh pjesë e klasave para lindjes. Hypnobirthing e merr këtë dhe shton teknika relaksimi, vizualizimi dhe ndërgjegjësimi për t’ju ndihmuar të përqendroheni në trupin tuaj dhe lindjen e foshnjës tuaj. /Insajderi.com