Publiku e mbanë mend Ronela Hajatin që nga mosha 12 vjeçare që ajo u prezantua në shfaqjen e talenteve “Ethet e së premtes”, ku edhe përjetoi emocionet e para të një skene të madhe.
Tani në moshën 31 vjeçare ajo ka në karrierë të suksesshme muzikore si një kantautore, por kjo nuk është rruga e vetme që ajo ka zgjedhur të ecë në rrugë.
Në një postim në llogarinë e saj, ndau me të gjithë ndjekësit e saj, se gjatë ditës së djeshme ka marrë titullin “Asistente avokati” nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë së Shqipërisë, njofton Insajderi.
“Po t’keni naj hall a naj problem”, ka shkruar këngëtarja me humor.
Ndonëse këngëtarja nuk ka folur publikisht për ëndrrën e saj e të qenurit në avokatë, në një lidhje direkte në Instagram, ajo pati thënë se në të ardhmen e sheh veten me fëmijë, duke ushtruar këtë profesion.
Në anën tjetër, ajo nuk ka lënë anash edhe prurjet e saj muzikore. Vetëm së fundmi është përfolur për një bashkëpunim me artistin latin, Jay Santos, por detaje konkrete nuk janë bërë ende të ditura. /Insajderi.com