Sjellja e Rita Orës gjatë pandemisë ka bërë që qindra mijëra fansa të saj të distancoheshin nga ajo që nga fillimi i infektimeve të parë, njofton Insajderi.
The Sun ka raportuar që këngëtarja ka humbur më shumë se 300 mijë ndjekës në rrjete sociale gjatë kësaj periudhe.
Këngëtarja së pari herë u gjend të titujt e tabloideve – jo për mirë – kur gjatë bllokimit ajo vendosi të udhëtonte drejt një ferme në Gloucestershire, ku u izolua me ekipin e saj për të punuar në këngë të reja.
Agjenti i saj këmbënguli se udhëtimi ishte rezervuar para pandemisë së Coronavirusit në mënyrë që ajo të mund të punonte në albumin e saj të ri dhe tha se ajo udhëtoi në 21 mars, para se të lëshohej urdhri i qëndrimit në shtëpi nga qeveria britanike.
Pavarësisht deklaratave të agjentit të saj, ajo sërish u kritikua shumë në media dhe rrjete sociale. Edhe kur ajo shpjegoi se nëna e saj ishte duke punuar në vijën e frontit në spital, ajo nuk arriti të heshtte zërat kritikë të zemëruar për të famshmit që iknin nga qytetet në fshat.
Akoma pa u shuar kritikat e zëshme të udhëtimit të saj, Rita organizoi një festë ilegale për ditëlindjen e saj të 30-të. Gjatë bllokimit të dytë kombëtar në Mbretërinë e Bashkuar, ajo ftoi mbi 30 miq për të festuar bashkë në një nga restorantet luksoze të Londrës.
Ndërkohë, këngëtarja postoi në Instagram që ajo kaloi një ditëlindje shumë të qetë, në shtëpi me prindërit e saj.
Organizimi i një feste me dhjetëra persona gjatë bllokimit kombëtar nuk do të ishte shkelja e parë e Ritës – ajo gjatë kësaj periudhe do të duhej të ishte e vetë-izoluar në shtëpi pas kthimit të saj nga Egjipti.
Këngëtarja lëshoi një deklaratë ku kërkonte falje për sjelljen e saj dhe pagoi një gjobë prej më shumë se 10 mijë funtesh. Asgjë nuk u mor parasysh nga një publik tashmë i zemëruar në të.
Javë më vonë, The Sun raportoi se ekipi i këngëtares i kishte ofruar ryshfet prej 5,000 funtesh njërit nga menaxherët e restorantit në Londër, që t’i lejonin ata të organizonin festën, Gjithashtu kishin kërkuar që çdo kamerë e sigurisë të fikej gjatë kohës që po vinin të ftuarit dhe festa po zhvillohej.
Rita Ora pësoi një rënie prej rreth 362,000 ndjekësish në media sociale nëpër Instagram, Twitter dhe Facebook. Pjesa dërrmuese (prej 200 mijë ndjekës) ishin në Instagram. /Insajderi.com