Dua Lipa kalon çdo kufi për dashurinë – në kuptimin e parë të fjalës.
Sipas raportimeve të reja nga The Sun, këngëtarja është zhvendosur nga Londra për të qëndruar në Los Anxhelos, në mënyrë që të jetë sa më afër të dashurit të saj, Anwar Hadid, njofton Insajderi.
Si duket këngëtarja është pak e shqetësuar se nuk do të mund të udhëtojë aq shpesh, shkak se bota gjendet në mes të pandemisë.
“Ishte e vështirë të vije në SHBA si fillim dhe ajo e di që nuk do të jetë e lehtë të lëvizë nga njëri shtet në tjetrin sepse do i duhej të karantinohej për javë të tëra. Është e vështirë, sepse e gjithë familja e saj dhe shumica e miqve ndodhen në Londër. Gjithsesi, ajo njeh shumë njerëz në Los Angeles dhe Anwar po ashtu, kështu që ajo ndihet optimiste. Të qenit në SHBA është e mrekullueshme dhe për karrierën e saj, sidomos për publikimin e këngëve të reja. Dua po e bën shtëpinë e tyre një vend të këndshëm dhe të ngrohtë.”- është shprehur një burim për The Sun.
E teksa Dua po qëndron në qytetin amerikan, familja e saj, prindërit, motra dhe vëllai ka vendosur të kalojnë ca ditë pushimi në Ulqin. /Insajderi.com