
Angelina Jolie sapo ka rrëfyer arsyen e vërtetë pse ajo vendosi që divorci nga Brad Pitt, ishte në të mirën e të gjithëve, njofton Insajderi.
Aktorja 45-vjeçare e Maleficent adresoi ndarjen e tyre në vitin 2016 në një intervistë të re për British Vogue, duke shpjeguar se ishte për “mirëqenien” e gjashtë fëmijëve të saj.
“Unë u ndava për mirëqenien e familjes time. Unë vazhdoj të përqendrohem në shërimin e tyre”, tha Jolie për revistën.
“Në fakt, ata janë gjashtë të rinj shumë të guximshëm, shumë të fortë.”
Aktorja ka tre fëmijë biologjikë me Pitt: Shiloh, 13 vjeçare dhe binjakët Knox dhe Vivienne, 11 vjeç. Ata adoptuan gjithashtu tre fëmijë: Maddox, 18 vjeçar, Pax, 15 vjeçare dhe Zahara, 14 vjeçare. /Insajderi.com