Për herë të parë del para mediave, njihuni me vajzën ‘sekrete’ të Vladimir Putin

Për herë të parë del para mediave, njihuni me vajzën ‘sekrete’ të Vladimir Putin

Ajo ka qëndruar gjithmonë larg vëmendjes së medias sepse numri një i Rusisë e ka shndërruar në mision që t’i mbajë fëmijët e tij jashtë syrit të publikut.

Maria Vorontsova, vajza “sekrete” e presidentit rus Vladimir Putin ka bërë një dalje të rrallë publike, ndërsa prezantoi një sipërmarrje të re mjekësore që synon shërimin e kancerit.

33-vjeçarja zbuloi se është bashkëpronare e firmës gjigante të kujdesit shëndetësor ‘dhe se fokusi i saj kryesor është hulumtimi i metodave moderne të trajtimit të kancerit.

Ajo u shfaq në televizionin shtetëror të Rusisë për të folur edhe për hapat e saj të para në rrugën e biznesit.

Putin është i prerë kur vjen puna për daljet në media të dy vajzave të tij të rritura Maria dhe Katerina. Ato kanë ardhur në jetë nga martesa 30-vjeçare e politikanit rus me Lyudmila Shkrebneva, me të cilën u divorcua në vitin 2013.

33-vjeçarja mendohet se është e martuar me biznesmenin holandez Jorrit Faassen dhe thonë se kanë një fëmijë bashkë. Në Rusi thuhet se ajo jeton në një super shtëpi luksoze e me siguri të lartë, në bulevardin Novinsky në Moskë.