Për herë të parë flet “Kasandra” për mediat shqiptare, ja çfarë thotë ajo për fansat kosovarë

Për herë të parë flet “Kasandra” për mediat shqiptare, ja çfarë thotë ajo për fansat kosovarë

Ka kaluar kohë e gjatë që kur aktorja Coraima Torres lujati në serialin “Kasandra” po sot ende mbahet mend si një ndër femrat më tërheqëse të asaj kohe.

“Kasandra” aktorja e njohur nga Venezuela, ishte shumë e njohur edhe në Kosovë në vitet e 90-ta.

Në një intervistë  për Portalin.info ajo ka rrëfyer për herë të parë për jetën dhe veprimtarinë e saj.

Në intervistën ekskluzive, ajo flet për Kosovën dhe fansat e saj që e ndoqën gjatë serialit “Kasandra”, i cili paraqiste dashurinë, intrigat, dallaveret dhe ndjenjat e pandashme mes “Kasandrës dhe Luis David”.

 

Portali.info: Çka bëni, me çfarë merreni?

Coraima Torres: Sapo mbërrita nga Meksika ku kemi përfunduar realizimin e serialit “El Señor de los Cielos”, për të cilën u ndava shumë e kënaqur, pasi që përvoja ishte e mrekullueshme. Pastaj pritet që këtë vit do të kem shfaqje edhe në teatër.

Portali.info: Nga kush përbëhet familja juaj?

Coraima Torres: Në shtëpinë tonë jetojmë katër anëtarë të familjes, jetojmë me djalin Manú, me burrin Nicolás, Dianën që është menaxhere e shtëpisë, pastaj kemi edhe dy mace që jetojnë me neve në shtëpi.

Portali.info: A e dini që telenovela “Kasandra” ka qenë tepër e njohur në Kosovë dhe keni qenë shumë e dashur nga kosovarët pavarësisht moshës dhe gjinisë?

Coraima Torres: Po! Dhe është diçka që më ka mbushë me shumë emocione.

Portali.info: A është e vërtetë se në atë kohë ju keni vizituar shumë kryeqytete të Ballkanit?

Coraima Torres: Po, kemi shkuar për vizita pasi kemi mbaruar transmetimin e serialit “Kasandra” dhe ishte vërtet e mrekullueshme për mua të ndjeja dashurinë e njerëzve, ishte një përvojë që e vlerësoj thellë. Unë gjithmonë i mbaj ato në zemrën time në një mënyrë shumë të veçantë.

Portali.info: Është përfolur shpesh që ju keni lidhje familjare më personazhin “Randu” te seriali “Kasandra”, a ka diçka të vërtetë këtu?

Coraima Torres: Jo, nuk jemi familjar me Henry Soto (Randu), vetëm jemi bashkëpunëtorë dhe ndonjëherë kontaktojmë në rrjete sociale. Kur isha në Miami, takova aktorin Carlos Arreaza, i njohur si (Tomas) të seriali “Kasandra”.

Portali.info: Çka keni për t’i thënë fansave në Kosovë të Coraima Torres?

Coraima Torres: Për fansat nga Kosova them se e kanë një vend të veçantë në zemrën time dhe kur  pranoj mesazhe prej tyre emocionohem shumë. Besoj se një ditë do t’i vizitojë…

Biografia e shkurtët e Coraima Torres:

Ajo filloi karrierën e saj të aktrimit në Venezuela, në fund të viteve 1980.
Rolet e saj të para ishin në telenovelat “Gardenia” dhe “Alondra”. Pas kësaj ajo mori rolin kryesor në telenovelën e famshme “Kassandra”, e cila u shfaq në më shumë se 100 vende.

“Kassandra” zgjati 150 episode midis tetorit 1992 dhe maj 1993 dhe arriti një sukses të jashtëzakonshëm në Venezuelë. Seriali ishte jashtëzakonisht i suksesshëm në transmetimet e tij të mëvonshme, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, Rumani, Itali, Rusi, ish-kombet e Bllokut Lindor, dhe Ballkan.

Kështu duket ajo tani sot: