Në finalen e sezonit të NIN me Alaudin Hamiti në Klan Kosova, i ftuar ishte reperi ferizajas, Getinjo, njofton Insajderi.
Përveç që foli për karrierën e tij dhe pak për jetën romantike, ai për herë të parë konfirmoi zërat që qarkullonin më parë, se reperi ka qenë i burgosur.
Gjatë intervistës ai thekson se kjo ka ndodhur në vitin 2014 dhe shkak ishte posedimi i një dokumenti ilegal.
“Në vitin 2014 kam qenë në burg, kam ndenjur dy muaj. Kam pasur një dokument ilegal dhe natën e ditëlindjes ma kanë bërë surprizë, do të thotë psikologia që ka biseduar me mua gjatë muajit që kam qenë aty, më ka parë që nuk jam për aty kam qenë në energjinë që po du me ndez. Unë bisedova gjatë ditës me të dhe tha se po mërzitna se nuk je për ditëlindje, dhe kur erdha më pas ke diçka uau”, thotë 29-vjeçari.
Më pas reperi thotë se koha në burg nuk kishte qenë aspak e lehtë për të por që në fund i shërbeu si një mësim i mirë.
“Ata që janë në burg e dinë që një javë me qenë në burg, e dinë se çka është burgu, nuk krenohem me këtë, por kam qenë. Isha në kufi me Ukrainën dhe Rumaninë”, shtoi Getinjo. /Insajderi.com