Për herë të parë në histori Kosova është pjesë e “Golden Globes”

Për herë të parë në histori Kosova është pjesë e “Golden Globes”
Burimi i fotografisë: Frazer Harrison/Getty Images

Për herë të parë në historinë e saj të filmit, Kosova do të jetë pjesë e Golden Globes Aëards me një film të regjisorit Visar Morina, i titulluar “Exile”, shkruan Exit, transmeton Insajderi.

Filmi garon në kategorinë e filmave të huaj të edicionit të 78-të të “Golden Globes”, një event ky shumë psetigjioz.

“Exile” tregon një histori të një emigranti kosovar, Xhaver, që jeton në Gjermani, i cili beson se ai është një viktimë e ksenofobisë, megjithëse mund të jetë paranoja e tij që po del jashtë kontrollit.

Kur Xhafer gjen një mi të ngordhur të varur nga porta para shtëpisë së tij, ai menjëherë dyshon se kolegët e tij racistë mund të ishin pas kësaj. Çdo dukuri, çdo fjalë, çdo gjest merret si dëshmi. Ankthi i Xhafer rritet çdo ditë. Ndëkohë, edhe gruaja e tij gjermane Nora, vuan fiksimin e tij.

Drejtori i saj, Visar Morina ka lindur në Kosovë, në moshën 15 vjeçare u zhvendos në Gjermani.

Golden Globes citon Morinën i cili konfirmon se filmi është pjesërisht autobiografik.

“Unë nuk e flisja gjuhën dhe duhej të luftoja për pozicionin tim/ Ndonjëherë ka pak detaje që ishin të rëndësishme gjatë procesit të shkrimit. Por unë nuk kam fëmijë, nuk jam i martuar dhe nuk punoj në një zyrë. Dhe kur takoj një idiot, nuk mendoj se ai është idiot sepse unë jam i huaj, por sepse njeriu i varfër është me të vërtetë idiot”, citohet të ketë thënë Morina.

Rolin e Xhafer e luan Mišel Matičević, i cili lindi në Berlinin Perëndimor nga prindër kroatë që ishin punëtorë mysafirë në Gjermaninë Perëndimore. Sandra Hüller luan gruan e tij, Nora. Hüller ka marrë çmime të shumta dhe ajo është votuar “Aktorja e Vitit” tri herë.

Astrit Kabashi, një aktor i njohur kosovar është gjithashtu pjesë e kastit të aktorëve.

Në gusht Exil ka fituar “The Heart of Sarajevo” për filmin më të mirë me metrazh të gjatë, çmimin më të lartë të dhënë në Festivalin e Filmit të Sarajevës. /Insajderi.com