Media “toksike” e Britanisë i shtyu Princin Harry dhe Meghan, Dukeshën e Sussex, të largoheshin nga familja mbretërore për në Shtetet e Bashkuara, tha Harry në një intervistë të gjerë me James Corden që u transmetua së fundmi, njofton Insajderi.
“Ne të gjithë e dimë se si mund të jetë shtypi britanik dhe kjo po shkatërronte shëndetin tim mendor”, tha Harry në intervistën për “The Late Late Show With James Corden”.
“Kjo është toksike”, shtoi ai, duke thënë se media kishte krijuar një mjedis “vërtet të vështirë” për çiftin.
“Kështu që unë bëra atë që do të bënte çdo bashkëshort dhe atë që do të bënte çdo baba – më duhet ta largoja familjen time nga këtu”, tha ai.
Pak më shumë se një vit pasi çifti njoftoi për herë të parë se do të “tërhiqeshin” nga detyrat e tyre mbretërore, Pallati Buckingham tha të premten e kaluar se ata kishin përfunduar ndarjen. /Insajderi.com