Për natën e Krishtlindjes, Nicki Minaj vishet në dyqanin e këngëtares shqiptare

Për natën e Krishtlindjes, Nicki Minaj vishet në dyqanin e këngëtares shqiptare

Në ditën e Krishtlindjes, të famshëm nga e gjithë bota kanë uruar festën, duke pozuar nga shtëpitë e tyre në ambientet më të bukura e veshjet më të këndshme për këtë ditë, njofton Insajderi.

Ndër të famshëm ishte edhe Nicki Minaj e cila pozoi me bashkëshortin e saj në ambientet e shtëpisë, ku në sfond shihen dhurata nga marka luksoze dhe një pemë krishtlindjesh.

Ajo që bie në sy është fustani i saj glamuroz, i cili është blerë në dyqanin e këngëtares shqiptare, Albërije Hadërgjonaj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alberi Couture (@albericouture)

Në fillim të këtij nëntori, ajo inauguroi edhe dyqanin e saj të parë i cili gjendet në Tiranë. Përvec kësaj, këngëtarja ka edhe faqen e saj në internet me të gjithë fustanet.

Ky që zgjodhi reperja mund ta gjeni në faqen e zyrtare të “Albëri Couture” që shitet me çmim prej 2,200 eurosh. /Insajderi.com