Bella Hadid paraqiti një çmim në MTV VMA të vitit 2020 dhe vendosi të shkonte me diçka krejtësisht transparente, njofton Insajderi.
Supermodelja u paraqit me një bluzë të krijuar nga Nensi Dujaka, estetikën e së cilës Forbes e quan si ‘dekonstruktive dhe avant-garde”.
Një e sapodiplomuar e Central Saint Martins, kjo stiliste shqiptare themeloi markën e saj ndërsa përfundoi BA në Kolegjin e Modës në Londër vetëm tre vjet më parë.
Dhe kur bëhet fjalë për krijimin, ekziston një familjaritet qetësues me elementin e dekonstruksionit (sjell ndërmend kujtimet e Helmut të viteve ’90, Demeulemeester deri në fillimet e hershme me disa detaje McQueen) por gjithashtu duket shumë moderne pasi ajo merr frymëzime nga e sotmja. /Insajderi.com