Një pastor njujorkez i cili fitoi famë nga shoqëria me këngëtarin Justin Bieber është pushuar nga pozicioni i tij për shkak të asaj që udhëheqësia e tij i quajti si “dështim moral”, njofton Insajderi.
Kisha “Hillsong” njoftoi kongregacionin e saj se Pastori Carl Lentz u pushua nga pozicioni të mërkurën, tha Pastori i Lartë Brian Houston në një deklaratë. Lentz ishte pastori kryesor i kishës “Hillsong NYC”.
Houston tha se vendimi për t’u ndarë me Lentz u mor pas “diskutimeve të vazhdueshme në lidhje me çështjet e lidershipit dhe shkeljen e besimit, plus një zbulim të fundit të dështimeve morale”, por nuk përmendi më shumë detaje.
“Nuk do të ishte e përshtatshme për ne të hyjmë në detaje rreth ngjarjeve që çuan në këtë vendim,” tha deklarata. “Fokusi ynë në këtë kohë është të nderojmë Zotin dhe të kujdesemi për komunitetin tonë të kishës në Bregun Lindor, si dhe familjen Lentz”. /Insajderi.com
Burimi: Fox News