Fotografi i njohur shqiptar, Fadil Berisha prej vitesh ka ushtruar profesionin e tij në Amerikë, ku para fokusit të kamerës së tij kanë pozuar një mori fytyrash të njohura në botë.
Dikur ishte fotografi zyrtar për Miss Universe, Miss USA dhe brendin e orëve luksoze Rolex, njofton Insajderi.
Siç theksuam më parë, falë talentit të tij ai ka mundur të fotografojë figura të njohura e një prej tyre është dhe ajo Kardashian-Jenner.
Fadili ndau në Instagramin e tij disa foto të vjetra të Kris dhe Kendall Jenner. Fotot profesionale janë realizuar para se familja e njohur të ishte e famshme për gjithë botën, dhe dukshëm shihet se ndryshimi është shumë i madh krahasuar me pamjen e tyre sot.
Imazhet bardh e zi të Kris dhe Kendall janë realizuar në vitin 2016, kur familja nuk gëzonte këtë status që ka sot, dhe gratë e kësaj familjeje ende nuk kishin ‘zbuluar’ mrekullitë e ndërhyrjeve estetike. /Insajderi.com