Mia Khalifa thotë se ajo do të “tallë e përqeshë” ish-partnerin tuaj në paltformën Cameo për të mbledhur para për Kryqin e Kuq të Libanit, shkruan LadBible, transmeton Insajderi.
Ish-ylli i filmave për të rritur ka bashkuar forcat me platformën Camoe për të mbështetur përpjekjet humanitare pas shpërthimit shkatërrues që shkatërroi pjesën më të madhe të Bejrutit në fillim të këtij muaji.
Duke ndarë një video në Instagram, 27-vjeçarja nxiti fansat dhe ndjekësit e saj që të përfshihen, duke i siguruar ata që të gjitha paratë do të shkojnë në Kryqin e Kuq.
Klipi ishte postuar me titullin: “Lidhu në bio-në time ose më shkruani mua në @cameo ose rezervoni mua të tallë ish-in tuaj, ose të përshëndes miq tuaj, ose të uroj kushëririn tuaj që duket pak a shumë si unë një ditëlindje të lumtur (disa e prej jush jeni të çuditshëm, por do e bëj nëse është për @lebaneseredcross) .”
Kjo është përpjekja e fundit e Mia-s për të ndihmuar oraganizatën bamirëse. Në fillim të këtij muaji, ajo mblodhi 100,000 dollarë duke vënë në ankand syzet e saj të zeza shumë të famshme. /Insajderi.com