Është zyrtare: ne kemi një agjent 007 të ri, dhe ajo po bën historinë si gruaja e parë me ngjyrë që po luan agjentin 007, njofton Insajderi.
Siç ishte përflolur vitin kaluar, por tani është konfirmuar, Lashana Lynch do të luajë 007-shin në “No Time to Die”. Ajo do të marrë rolin e Bond të Daniel Craig në mungesë të tij nga MI6.
Lajmi u konfirmua në një intervistë të fundit, edhe pse cdo gjë vetëm se ishte konfirmuar. Lashana Lynch e njohu për rolin e saj në “Captain Marvel”, do të jetë ‘agjentja e parë grua 007’.
Por për të qenë të qartë kjo nuk do të thotë se karakteri i saj do të jetë James Bond-i i ri.
“No Time To Die”, hapet me Bond-in që është në pension. Pjesa e intervistës sqaron se Nomi është “agjenti sekret që trashëgon titullin 007 ndërsa Bond vetë është në internim”. /Insajderi.com
Burimi: Movie Web