Fillimi i vitit 2019 nisi me përçarjen e djemve repera të grupit muzikor, “Babastars”, njofton Insajderi.
Grupi “Babastars” në 2016-ën përbëhej nga menaxherët Dekorim Sahiti & Petrit Kllokoqi, si dhe këngëtarët: Getoar Selimi-Ghetto Geasy (lider), Agon Sylejmani (Agon Amiga), Visar Shala (Skivi), Kastriot Rexha (Majk), Onat Shufta (Onat), Ylber Abdullahu (Cozman).
Para gati dy vjetësh , Skivi e Cozman e zyrtarizuan largimin, teksa Agon Amiga po ashtu shfaqi hatër mbetje. Ky i fundit u largua nga “Babastars”, duke hequr nga lista e rrjeteve sociale edhe Getin, duke shkaktuar kështu bujë të madhe.
“Babastars” nuk është thjesht një grupim reperash, por një biznes i madh fitimprurës. Ishte pikërisht Cozman ai që publikoi i pari dokumentet zyrtare, ku zbuloheshin të gjitha aksionet, duke lënë të kuptohej se ishte kjo molla e sherrit që coi në shpërbërjen e grupit të madh.
Drejtor është Getoar Selimi, i cili zotëron dhe pjesën më të madhe të aksioneve, 39 %. Më pas vinin anëtarët e tjerë si; Agon Sylejmani (Agon Amiga) me 22%, Visar Shala (Skivi) me 27%, Ylber Abdullahu (Cozman) me 8%, Asdren Zogaj (Dj Marshall Jungle) me 4%.
Pas një kohe shumë të gjatë, Getoar Selimi dha një intervistë për Alaudin Hamitin, ku dha edhe versionin e tij se çfarë ndodhi mes djemve brenda label-it, sa i përket aksioneve.
“Nuk kam dashur të flas gjërat e brendshme, por mund të them se ne, unë kam qenë ai që, asnjërit prej tyre nuk I kam marrë asnjë cent, unë kam bërë për këta njerëz, ka fakte se kush i ka shkruar ato këngë të tyre. Pakënaqësitë kanë qenë mes njëri-tjetrit se sa për mua”, u shpreh ai.
Më tej ai thotë se nuk ka pasur probleme financiare sa i përket shpërndarjes, dhe se konflikti ka lindur mes anëtarëve dhe jo mes tij si themelues.
“Nuk kam dashur të flas gjërat e brendshme, por mund të them se ne, unë kam qenë ai që, asnjërit prej tyre nuk I kam marrë asnjë cent, unë kam bërë për këta njerëz, ka fakte se kush i ka shkruar ato këngë të tyre. Pakënaqësitë kanë qenë mes njëri-tjetrit se sa për mua. Unë kam bërë punë, më iknin edhe nga studio, unë kam fjetur në studio. Problemi është se jam marrë me mish e shpirt me ta. Ledri u largua për çështje personale, kurse ne i kemi larguar prej çdo obligimi”, shtoi ai më tej.
Getoari thotë se pati edhe një mbledhje të fundit ku u diskutua gjerësisht me gjithë anëtarëve dhe ranë dakord se nuk funksionojnë më si grup dhe secili ndoqi rrugën e vet. /Insajderi.com