
Këngëtarja me origjinë shqiptare e njohur si Ava Max, emri i së cilës është Amanda Koçi, ka performuar mbrëmjen e kaluar në emisionin më të famshëm të momentit “The Ellen Show”.
Ajo këndoi hitin “Sweet but psycho”, me të cilin korri sukses të madh dhe arriti të bëhej akoma më e njohur.
Ava shpërtheu në skenën e “The Ellen Show” duke i dhënë atmosferë të madhe studios, që mund ta shihni në videon e mëposhtme.