Performanca e fundit e Linkin Park me Chester Bennington, vokalisti kishte zbritur në turmën e fansave

Performanca e fundit e Linkin Park me Chester Bennington, vokalisti kishte zbritur në turmën e fansave

Disa ende nuk janë pajtuar me faktin se Chester Bennington, vokalisti i Linkin Park, ka ndërruar jetë.

Benningtin ka kaluar pjesën me të mirë të dy dekadave të kaluara duke e derdhur vetën në tekstet e tij dhe duke performuar me grupin e tij shumë të suksesshëm të rokut.

Me vetëvrasjen e tij, këto tekste të këngëve godasin edhe më shumë.

Linkin Park do të vazhdonte turneun në fund të këtij muaji. Ai do të mbante koncerte në 29 vende të botës, dhe këto do të fillonin më 27 korrik.

Më poshtë janë disa video të koncertit të fundit të Linkin Park në Birmingham të Anglisë, i cili është mbajtur më 6 korrik.

Ndër këto pamje, videoja e parë, është edhe një video në të cilën vokalisti shihet se ka zbritur poshtë tek fansat e tij për të kënduar së bashku me ta këngën “Crawling”. /Insajderi.com