
Prej disa ditësh, po qarkullon lajmi se Anxhela Peristeri dhe kënga e saj “Karma” është zgjedhur nga juria e “Festivalit të Këngës”, si fituesja që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2021, njofton Insajderi.
Lajmi nuk ka asnjë burim dhe nuk është diçka e konfirmuar nga organizatorët e festivalit. Përkurndrazi, drejtori i RTSH-së, televizion që organizon edhe festivalin, Martin Leka kontaktuar nga “ABC News” ka mohuar se diçka e tillë është e vërtetë.
Është e pamundur të dalë fituesi, kur festivali nuk është zhvilluar ende. Po e qartësoj që Festivali i Këngës do të mbahet në datat 16, 17 dhe 18 dhjetor”, u shpreh ai.
“Gjithçka është bërë për shkak të interesave personal, nga njerëz që po mundohen të ulin figurën e festivalit të krijuar prej vitesh. Juria nuk është ajo e publikuar në media, emrat janë të tjerë”, është shprehur ai.
I bëj thirrje portaleve të mos merren me intriga dashakeqe, po të tregon transparentë”, shton më tej Leka.
Fituesi që do të zgjidhet në Festivalin e Këngës do të përfaqësojë vendin tonë në edicionin e ardhshëm të Eurovision-it, i cili do të mbahet në Holandë, nga data 18 deri më 22 maj. /Insajderi.com