Përkundër raportimeve aktori i njohur nuk është ndarë nga e dashura

Përkundër raportimeve aktori i njohur nuk është ndarë nga e dashura

Ndonëse në media qarkulluan lajme se aktori i njohur Zac Efron dhe e dashura e tij australiane Vannesa Valladares janë ndarë, dyshja janë parë bashkë këtë vikend disa herë.

Sipas burimeve të Hollywood Life, dyshja ja të dashuruar si asnjëherë më parë, njofton Insjaderi.

Të premten, dyshja janë parë bashkë dore për dore duke ecur në rrugët e Sydney. Një ditë më vonë ata u panë edhe në Vaucluse në Australi duke shijuar plazhin e bukur.

Sipas US Weekly, “Zac dhe Vanessa janë shumë të mirë për njëri tjetrin”. Një tjetër burim tha, “Ajo e ka qetësuar atë shumë”.

Kyle Sandilands, një mikeshë e aktorit madje shkoi aq larg sa tha se aktori është i dashuruar. “Janë shumë të lezetshëm. Çift i bukur. Bëjnë çdo gjë bashkë…janë shumë të ëmbël. Duket se janë përshtatur bukur mirë”.

Është raportuar që dyshja janë takuar gjatë verës në një kafene në Australi, ku aktori momentalisht po jeton. Vanessa po punonte në atë kafene por ka lënë punën që atëherë.

Gjërat u bënë serioze mjaft shpejtë dhe qarkulluan thashetheme se ata po planifikojnë të zhvendosen diku bashkë. /Insajderi.com