Kim Kardashian dhe Kanye West, duket se po pranojnë faktin se martesës së tyre i ka ardhur fundi, meqenëse asnjëri nga ata nuk planifikojnë të rikthehen për të jetuar bashkë.
Kardashian po vazhdon të jetë në Los Angeles me katër fëmijët e tyre, ndërsa gjithë këtë kohë Kanye ka qëndruar dhe vazhdon të qëndrojë në fermën e tij në Wyoming, njofton Insajderi.
Çifti kanë jetuar jetë të ndara për shumë muaj tani, si përpjekje për të rregulluar martesën e tyre.
Që atëherë të dy kanë kanë pasur një kohë tejet të limituar me njëri tjetrin, ndonëse nganjëherë të dy postonin fotografi të përbashkëta në Instagram, si mënyrë për të shuar të gjitha thashethemet.
Sipas Hollywood Life, tre muajt e fundit ata as nuk janë parë së bashku dhe Kanye as nuk ka në plan të lë fermën e tij së shpejti. /Insajderi.com