Mbrëmjen sotme në rrugët e Tiranës ndodhi një përleshje fizike mes disa të rinjve. Burime për “Ballkan Web”, bëjnë të ditur se dy protagonistët ishin reperët shumë të njohur, Finem dhe Don Xhoni, njofton Insajderi.
Përleshja e Klejdi Dogjanit i njohur si Finem nga Shqipëria dhe Xhonatan Isufit i njohur si Don Xhoni nga Kosova, u kap edhe në kamera, pamje të cilat i ka siguruar media.
Thuhet konflikti kishte nisur me disa thumba për njëri tjetrin në rrjete sociale, kur Finem deklaroi në një intervistë dhe Don Xhoni ishte njëri nga artistët që ka marrë famë kot.
Më poshtë mund të shihni videon. /Insajderi.com