Ditë e re, një përplasje e re – e ndryshe industria nuk do të kishte ‘lezetin’ e vet.
Gjithsesi, në episodin e sotëm të kunjave online, kemi Taynan, Capital T dhe Ledrin.
Një ditë më parë, vërshuan deklaratat nga dyshja në rrjete sociale, se bashkëpunimi i ri mes Ledrit dhe Capital T me titull “DMP”, theu rekordin e dëgjueshmërisë në Youtube për 24 orët e para – flasim gjithnjë për këngët shqiptare.
Nga kalkulimet e tyre, del se ata në Youtube për 24 orë kanë arritur të grumbullojnë 1 milion e 600 mijë klikime.
Tayna vonon po nuk harron dhe sot ripostoi një postim të menaxherit të saj Rinor Hykolli në Instagram.
Në imazhin e ndarë shihet një ‘screenshot’ i bashkëpunimit Tayna dhe Mozzik “Edhe ti”, ku shkruan “Çka po ni diçka për rekorde po folni?”
Në postim kuptohet që kënga kishte grumbulluar mbi 2 milionë klikime brenda 14 orësh të publikimit (e që thënë sinqerisht kënga kishte pasur momentumin e saj të lëvdatave në media e portale).
T’i gëzohemi suksesit të tjetrit, e ndoshta të bashkojnë forcat e të kapitalizojnë në famën e tyre në një bashkëpunim tresh, Ledri x Tayna x Capital T. Si thoni? /Injsaderi.com