Autorja e emisionit “Për’puthen”, Olsa Muhameti, së bashku me opinionistin Arjan Konomi dhe prezantuesen Bora Zemani, zbuluan se pushimi i verës do të na përcjell së bashku me ta.
Përmes një video në llogaritë e tyre në Instagram treguan planet për programin.
Treshja së bashku me konkurentët do të realizojnë audicione në disa qytete të Shqipërisë për sezonin e tretë që fillon në muajin shtator, ku me këtë rast surpriza është për fansat.
Tanimë autorja bëri të ditur vendin e parë i cili do të jetë Durrësi, me 7 qershor nga ora 11:00 në teatrin “Aleksandër Moisiu”.
Kështu të gjithë ndjekësit që duan t’i shohin nga afër do ta kenë mundësinë. /Insajderi.com