Përputhen: Sindi merr puthjen e parë në jetë nga Fatjoni

Përputhen: Sindi merr puthjen e parë në jetë nga Fatjoni

Emisioni “Shiko kush luan” mblodhi pjesëmarrësit e “Përputhen” në një format më të ndryshëm se sa ai që jemi mësuar t’i shohim zakonisht, njofton Insajderi.

Sindi, pjesëmarrësja  e cila mori vëmendje me faktin që është ende e virgjër dhe nuk ka puthur asnjë djalë, mbrëmë u bë pjesë e sfidës “Kalo letrën mbi buzë”.

Në momentin kur asaj po ia kalonte letrën Fatjoni, letra bie dhe Fatjoni e puth në buzë.

Fakti që kjo ishte puthja e parë për të edhe në jetë reale, i dha asaj qendrën e vëmendjes.

Edhepse puthja ishte e paqëllimte, duket sikur Sindit nuk i erdhi aspak keq, përkundrazi, ajo dukej shumë e kënaqur dhe në humor.

Sindi ka postuar videon ku ajo dhe Fatjoni puthen rastësisht dhe duke bërë shaka apo ndoshta edhe duke ironizuar me rastin e Anës, ajo i tha Fatjonit se do të shihen në gjyq.

“Nuk e lë me kaq… Do shihemi në gjyq”, ka shënuar ajo në postim./Insajderi.com